Kosto shtesë për Kardhiq-Delvinë – ARRSH bën gati tenderin

Rrugët plotësuese të aksit Kardhiq-Delvinë do të kërkojë të tjera fonde për t’u përfunduar, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e 1 tenderi, me fond limit prej 234.2 mln lekësh.

Përmes kësaj procedure tenderuese parashikohet përfundimi i punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë – Qafë Botë, Ura e Kranesë – Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit rrugor Shijan- Ura e Gajdarit, që janë pjesë e këtij projekti, teksa gjatë kohës së tenderit fillestar ARRSH bëri me dije ndërhyrjet janë në nevojshme për ta bërë aksin rrugor Kardhiq – Delvinë sa më të asksesueshëm dhe eficient.

Kontrata me vlerë për këtë segment u lidh në dhjetor të vitit 2021, ndërsa parashikonte një kohëzgjatje të punimeve prej 24 muajsh.

Vlera e saj arrinte në 1.6 mld lekë me TVSH. Kardhiq – Delvinë është aksi i vetëm rrugor që qeveria shqiptar po ndërton me fonde të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit, dhe jo përmes një partneriteti publik privat. Ky aks ka një gjatësi 33 km dhe përshkon rrethin e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës.

Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 2009, por ato uu zvarritën prej vitesh teksa një seri tenderësh u zhvilluan deri në përfundimin e tij dhe hapjen për qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë që,  ndërtimi i këtij aksi shkurton me një orë udhëtimin nga Tirana drejt Sarandës.