Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, kredia me probleme shënoi rënie në nivelin 8.15%, në shkurt të këtij viti, kundrejt nivelit 8.2% që ishte në fund të muajit janar 2021.
Sipas BSH-së, kredia me probleme Shqipëri është pothuajse në të njëjtat nivele me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pavarësisht një viti të kaluar nën efektet e krizës ekonomike që shkaktoi pandemia.
Stoku i kredive me probleme aktualisht vlerësohet në afërsisht 50 miliardë lekë ose pak më shumë se 400 milionë euro.
Sistemi bankar vijon kreditimin dhe raporti i kredive me probleme është i stabilizuar prej më shumë se një viti.
Bankierët shprehen se lehtësimi gradual i masave shtrënguese në nivel europian dhe global pritet t’iu japë frymëmarrje sektorëve jetikë për ekonominë shqiptare, si turizmi, transporti dhe aktivitetet e lidhura me to, që do të thotë nxitje e kreditimit dhe ekonomisë.









