Kredia në lekë bëhet më e leverdisshme se ajo në euro

Kreditë në lekë po bëhen më të leverdishme se ato në euro, për të parën herë në vitet e fundit.

Qasja më e butë e Bankës së Shqipërisë po ul normat e interesit të bonove të thesarit 12-mujore duke i çuar ato në 3.44%, niveli më i ulët i këtij viti. Nga ana tjetër, politika monetare më shtrënguese e Bankës Qendrore Europiane ka rritur në 3.98% Euriborin 12-mujor duke regjistruar kështu nivelin më të lartë këtë vit.