Agjentët imobiliar të GeldTrade sipas burimeve të marra thonë se bankat ulën interesat mesatare të kredisë për pasuri të paluajtshme, duke i dhënë nxitje huadhënies në këtë sektor dhe dinamikë të re zhvillimi tregut të investimeve në pasuritë e paluajtshme.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesat e kredisë për pasuri të paluajtshme, interesi mesatar në lekë u ul në 4.90% në muajin shtator të këtij viti kundrejt 4, 97% që ishte në tremujorin e dytë.
Për pasuritë e paluajtshme, në nivele të ulëta paraqitet edhe interesi i kredisë në euro që shënon vlerën 4.19%.
Interesat e ulëta kanë nxitur individët dhe bizneset për të investuar në blerje ose ndërtim të pasurive të paluajtshme.
Sipas BSH-së gjatë 3-mujorit të tretë në këtij viti, nga 19 miliardë lekë kredi e re e disbursuar për investime, 60% ishte kredi për pasuri të paluajtshme.









