E kemi fjalën për pulovrën me vija që po e shihni kudo! Pulovra klasike në dukje “e mërzitshme” mund të kombinohet me gjithçka dhe duket po njësoj chic dhe elegante.
Pulovra me vija është nga ato elemente që do të jetë gjithmonë në modë, prandaj është kohë perfekte për t’u frymëzuar se si ta vishni.
Hedhur krahëve sipër një këmishe klasike të bardhë
Me një xhaketë sipër
Xhinse blu dhe jeni gati
Për në darkë: pantallona lëkure + rrip+ aksesorë
Pantallonat klasike s’të zhgënjejnë kurrë
Një golf me vija, syze dhe xhinse
Kambale, streçe lëkure dhe mos harroni syze
Fundi dhe çizmet nëse doni të dukeni edhe më stil