Kripto-valutat: Çfarë janë, dhe përse i përdorim ato?

Kripto-valutat janë një formë paraje dixhitale që janë krijuar për të qenë më të sigurta, dhe në shumë raste, anonime.Këto valuta kanë lidhje me internetin që përdor kriptografi, procesi i konvertimit të informacioneve të lexueshme në kode të pathyeshme për zbulimin e blerjeve dhe transfertave. 

Kriptografia ka lindur nga nevoja për komunikime të sigurta që pas luftës së Dytë Botërore, dhe në epokën dixhitale ajo është zhvilluar me elemente matematike e kompjuterike për ta bërë më të sigurtë. Kriptovaluta e parë ka qenë Bitcoin, e krijuar në vitin, dhe që mbetet ende më e fuqishmja.

Gjatë dekadës së fundit janë krijuar qindra të tjera, por që nuk i afrohen vlerës së të parës. Valutat elektronike përdorin teknologji të decentralizuar për të bërë që përdoruesit të kryejnë pagesa dhe transaksione pa përdorur emrin ose llogaritë bankare. Ato kryhen sipas një regjistri publik të quajtur ‘blockchain’ që përditësohet nga zotëruesit e valutës.Njësitë e kripto-valutës krijohen me anë të procesit të ‘gërrmimit’ (mining), por përdoruesit mund ta blejnë atë nga ndërmjetës, ta depozitojnë dhe ta shpenzojnë me anë të portofolave kriptografikë.

Teknologjia e kriptovalutës është ende në fazat e para të saj dhe pritet të rritet. Kripto-valutat më të përhapura:· Bitcoin është valuta më e tregtuar deri tani. Ajo është krijuar nga Satoshi Nakamoto në 2009, një figurë misterioze që krojoi dhe regjistrin ‘blockchain’. Tregu i kapitalizuar i saj deri në nëntor 2017 arrinte në $180 miliardë. 

Ethereum: I krijuar në 2015 dhe renditet e dyta. Tregu i saj llogaritet në rreth 18 miliardë dollarë. Valuta ka pasur një rrugëtim të trazuar dhe pas një sulmikibernetik në 2016 u nda në dy valuta.· Ripple: Ripple është një tjetër sistem i krijuar në 2012 dhe përdoret për gurmimin e transaksioneve, jo vetëm të kriptovalutave.

Raportohet se është përdorur nga banka si Santander e UBS dhe ka një treg prej rreth $10 miliardë.· Litecoin: Është një valutë e ngjashme me bitcoin, dhe është zhviluar për të krijuar inovacione si pagesa të shpejta e të shpeshta.Kriptovalutat përdoren për sigurinë dhe anonimatin e tyre.

Transaksionet me to nuk mund të manipulohen dhe tarifat kanë tendecë të jenë më të ulëta. Ato kanë natyrë të decentralizuar dhe mund të kruhen nga kushdo, si përkundër bankave në të cilat përdoruesit duhet të kenë jë llogari.Si formë e re paraje valutat kanë pësuar rritje kohët e fundit dhe janë bërë objekt i spekulatorëve të tregjeve.