Ish-finalisti i “Big Brother VIP”, Krist Dragot, ka folur së fundmi pas daljes nga shtëpia e famshme ku ka ndarë disa detaje rreth eksperiencës së tij prej 133 ditësh.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Kristi u përfol dhe për romancën e shkurtër që pati me Keisin. Ish-banori tregoi teksa ishte i ftuar në “Ftesë në pesë” se se për sa kohë ishte në atë marrëdhënie ndihej mirë dhe se të dyja palët ishin në një njohje por më pas dolën në përfundimin që nuk ishin të përshtatshëm për njëri tjetrin.
“Me Keisin ishte njohje, kuptuan që jemi dy njerëz që në situata të vështira dhe një mbyllje të tillë kishim nevojë për zonën komfort. Ke nevojë momente të mira e autentike, dashuria është gjithmonë nnevojë, desha një gjë autentike dhe tek Keisi një moment pashë që mund të ma jepte atë gjë, kuptoheshim shumë mirë në atë periudhë. U krijua një njohje e bukur s’kam bërë deklarata të mëdha. Unë besoj që reagova si një njeri normal, nuk u bëra ngjitës apo shumë pasionant se në fund të fundit 3-4 javë kishim bashkë e u vështirë sa shumë puna, duhet të lozësh me prioritete pastaj e duke parë si ishte situata nuk ishim për njëri-tjetrin. Mua më pëlqeu që nuk e e dramatizuam dhe nuk i dhamë banorëve armë për të luftuar me ne”– u shpreh ai.
Sakaq, ai zbuloi gjithashtu se pas përfundimi të spektaklit mes tij dhe këngëtares nuk ka pasur asnjë komunikim apo të kenë shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin por vetëm janë takuar në festat që u organizuan pas natës finale dhe janë përshëndetur “si dy njerëz” normalë.
“Unë nuk bëra deklaratë ishte njohje kuptuam që nuk ishim për njëri-tjetrin. Nuk ka pasur telefonatë as mesazh as like e asgjë pasi dola. Duhet të respektohet një gjë që mbyllet se ndotet pastaj. Jam njeri që kur e mbyll një gjë nuk i kthehem. Jemi takuar si njerëz normal folëm me njeri tjetrin si je e asnjë gjë më shumë. Për mua është kot të kërkosh më shumë pas asaj”– tregoi Kristi.