Agjentët e konstruksionit të GELDTrade bëjnë me dije se Bashkia Krujë ka shpallur një tender me fond 64 milionë lekë, në kuadër të procesit të rindërtimit. Fondi do të kanalizohet në hartimin e projektit të ndërhyrjeve rehabilituese të nevojshme, për objektet me dëmtime të mëdha strukturore të tërmetit të 26 nëntorit.
Në listën rendore të objekteve që do të rehabilitohen janë rreth 40 subjekte, përfshirë këtu ambulancën e vjetër të vendit.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 8 mars, ndërsa projekti do të ekzekutohet brenda një afati 2 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.









