Kualifikueset Euro 2024 – Shqipëria mëson ekipet kundërshtare

Kombëtarja shqiptare është gati për të njohur rivalët e saj në kualifikueset e EURO 2024 që do të zhvillohet në Gjermani, me shortin që po hidhet në Frankfurt.

Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe për këtë arsye nuk merr pjesë ne short. Bazuar në vendimet e mëparshme të UEFA-s, Rusia është e përjashtuar nga shorti dhe nga këto eliminatore.

53 skuadrat që marrin pjesë në shortin e kualifikueseve më 9 tetor 2022, janë klasifikuar nëpër 6 vazo në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022/23, dhe do të ndahen në dhjetë grupe kualifikuese, shtatë nga të cilat me pesë skuadra (nga Grupi A deri në Grupin G) dhe tre grupe me nga gjashtë skuadra (nga Grupi H deri në Grupin J.

SHORTI 

GRUPI A – Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro

GRUPI B – Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar

GRUPI C – Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë

GRUPI D – Kroaci, Uells, Armenia, Turqi, Letoni

GRUPI E – Poloni, Republika Ceke, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavia

GRUPI F – Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni

GRUPI G – Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani

GRUPI H – Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut, San Marino

GRUPI I – Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra

GRUPI J – Portugali, Bosnjë Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtein