Kujdes nga kolegët pasivë-agresivë që “toksikojnë” vendin e punës

“Kunja” të mbuluara si komplimente. Mbajtja e qëllimshme e informacionit. Refuzimi për të bashkëpunuar me pjesën tjetër të ekipit. Kjo është një pjesë e listës së sjelljeve të vogla pasive-agresive, që Catherine hasi tek një prej kolegëve, kur ajo ishte addministratore e një shtëpie botuese amerikane.

Çuditërisht, shumë punëtorë raportojnë se sjellje pasive-agresive si kjo, janë endemike në vendin e punës. Një sondazh i vogël i majit 2022 nga shërbimi i mësimdhënies gjuhësore me bazë në Boston, Preply, tregoi se 20% e 1200 të anketuarve amerikanë thanë se kolegët e tyre janë njerëzit në jetën e tyre që kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje pasive-agresive – më shumë se miqtë ose familja. 73% thanë se duhej të trajtonin komente pasive-agresive të një forme apo tjetër në punë – 52% në baza javore.

Edhe pse mund të jetë më delikate dhe më e vështirë për t’u zbuluar sesa agresioni ose abuzimi i hapur, sjellja pasive-agresive në vendin e punës mund të jetë po aq e dëmshme, për kulturën më të gjerë të kompanisë. Asnjë vend pune nuk është i sigurt nga këto sjellje tinëzare – por punëtorët mund të ndërmarrin hapa për të shmangur ndikimet e tyre.

Duke bërë të paditurin, budallain ose keqinterpretuar

Ekziston një spektër i gjerë i sjelljeve pasive-agresive. Ato mund të përfshijnë një koleg që luan të paditurin, pengon një detyrë të rëndësishme qëllimisht ose keqinterpreton versionin e vërtetë të ngjarjeve për ta bërë kolegun e tyre të duket fajtor. Ata gjithashtu mund të kërkojnë të minojnë ekspertizën ose besimin e të tjerëve me gërmime dinake. Kjo është arsyeja pse frazat si, “je shumë i ndjeshëm” dhe “pa ofendim, por…” ishin ndër ato që u renditën si më pasive-agresivët nga punëtorët amerikanë në të njëjtin sondazh të Preply.

Dëshmia – së pari

Sado e dëmshme të jetë për stafin dhe kompanitë, sjellja pasive-agresive mund të jetë gjithashtu tepër e ndërlikuar për t’u menaxhuar. Komentet dinake mund të jenë të lehta për t’u mohuar ose thjesht të kalohen si një shaka e keqkuptuar, për shembull.

Shpesh, kolegët pasivë-agresivë kërkojnë të antagonizojnë në heshtje kolegët e tyre për të marrë një reagim, thotë Augustine. Për t’iu përgjigjur, “rruga më e mirë e veprimit është të kontrolloni emocionet tuaja dhe ta detyroni veten të qëndroni të qetë, pavarësisht se çfarë thotë apo bën kolegu juaj. Ndërsa kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, mohimi i reagimit të kolegut tuaj do t’ju ndihmojë t’i jepni fund agresionit të tyre pasiv”.

Nëse kjo nuk funksionon, mund të jetë e nevojshme të paralajmëroni dikë në kompani për sjelljen e tyre. Punëtorët kanë gjithmonë opsionin për të diskutuar drejtpërdrejt sjelljen me vetë personin, por, duke pasur parasysh se kolegët pasive-agresivë janë shpesh organizatorët e manipulimeve delikate në vendin e punës, kjo mund të mos duket si rruga e duhur. Në vend të kësaj, mund të jetë e dobishme të organizoni një takim të përbashkët me një menaxher për të adresuar çështjen.