Në fundivitin e 2021 në telefonat celularë të shqiptarëve në kohë rekord filloi të shpërndahet lista e pagave.
Kurioziteti bëri që të gjithë ata që kishin një telefon celularë smart, apo një kompjuter të shkarkonin dokumentin në formatin e exelit me qëllimin e vetëm që të zbulonin pagat e të tjerëve.
E njëjta gjë ndodhi edhe me listën e targave të automojeteve, numrave telefonik apo dhe dokumenteve zyrtare. Sa herë që grupet e hakerave iranianë ushqenin shqiptarë me informacione apo dokumente qeveritare, aq herë shqiptarët i kanë shkarkuar këto të dhënat në telefonat e tyre duke ia dërguar njërit-tjetrit.
Ekspertët e IT thonë se shkarkimi dhe përhapja e dokumenteve të tilla që kanë si burim hakerat janë mënyra më e mirë që ata të përhapin virusin në çdo kompjuter apo telefon. Vetëm pak ditë më parë hakerat shpërndanë nga rrjeti telegram një listë me 105 mijë emra të personave të skeduar nga policia. Formati i listës ishte PDF i përgatitur nga vetë hakerat.










