Kush do jetë finalisti i parë i “Big Brother Vip 3”? Me shumë të papritura dhe debate

Kanë ngelur vetëm 3 javë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip”, dhe “lufta” për të qëndruar në shtëpi deri më 25 maj mes banorëve është ashpërsuar.

Miqësia që dukej se po i rezistonte lojës, mes Julit, Erjolës dhe Rozës është “thyer”. A janë ata tashmë “armiq”?

“Ethet” i kanë kapur të gjithë, teksa çdo situatë prek banorët. Ashtu ndodhi dhe mes Gracianos, Heidit dhe Romeo, ku të qeshurat shkaktuan furtnë. Kush mes tyre e teproi?

Nga ana tjetër, njëri prej tyre do të jetë finalisti i parë i sezonit të tretë të “Big Brother Vip”. Të gjitha diskutimet për zgjedhjen e Eglës dhe shumë të pathëna do diskutohen sot.