Ky është destinacioni më i lirë në botë për pushime

Post Office Travel Money ka publikuar destinacionet më të lira dhe më të shtrenjta në botë për vitin 2024.

Raporti shqyrton faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në vendimmarrjen për pushimet në vitin 2024, nga kursi i këmbimit deri te kostoja e ushqimit dhe vizita në atraksionet më të njohura turistike të çdo destinacioni.

Sipas studimit, Vietnami kryeson tabelën për herë të parë.

Ish-qyteti port i Hội An kryeson destinacionin për turistët me buxhet të ulët, falë tarifave më të ulëta të restoranteve dhe bareve dhe një rënie të konsiderueshme të vlerës së dongit vietnamez.

Në Hội An birra kushton (1,46 dollarë), pija (0,91 dollarë) dhe kremi kundër diellit (4,66 dollarë). Hội An është një nga qytetet më simpatike dhe atmosferike të Vietnamit.