Phoenix, është një robot që sipas ekspertëve mund të kryej të gjitha punët e shtëpisë për miliona amerikane deri në fund të kësaj dekade.
Geordie Rose, themelues i kompanisë Sanctuary AI me seli në Vancouver, ka arritur të krijoj robotin me madhësi të njeriut të quajtur Phoenix, që tashmë ka shërbyer si punëtor në dyqan dhe ka bërë pastrime.
Tani, ai beson se brenda 10 viteve, Phoenix apo pasuesi i tij do të mund të kryej çfarëdo punë që njeriu mund t’i kryej në shtëpi apo edhe në vendin e punës.
Androidi Phoenix tashmë mund të kryej punës si pastrimi dhe mbushja e frigoriferit me artikuj të ndryshëm ushqimor – dhe tani po mëson aftësi të reja sikurse ato të njeriut.
“Qëllimi kryesor i robotëve duhet të jetë të kuptojnë, sillen sikurse njeriu dhe të përshtaten në botë ashtu si bëjmë ne”, shtoi Rose.
Kjo sipas tij kërkon një lloj të inteligjencës së përgjithshme artificiale – që do ta ndihmojë t’i kuptojë më mirë gjërat.