Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se duke nisur nga dita e sotme, të gjithë udhëtarët nga vendet e BE, përfshirë edhe zonën Shengen do të lejohen të futen në Spanjë nëse janë vaksinuar.
Nga ky vendim përfiton edhe Shqipëria, me kushtin që çdo udhëtar duhet të jetë i pajisur me certifikatën e vaksinimit.
Të gjithë udhëtarët që do të kalojnë në kufirin spanjoll nga vendet me rrezik të lartë infeksioni në certifikatën e vaksinimit duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
Duhet të ketë marrë të dy dozat e vaksinës anti-COVID,
Duhet të ketë një vërtetim që e ka kaluar COVID-19,
Duhet të ketë një tampon negativ.
Sipas autoriteteve spanjolle rekomandohet që vaksina e bërë të jetë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm apo Sinovac-CoronaVac .
Ndërsa, sa i përket udhëtarëve që vijnë nga zona me risk të ulët infektimi nga COVID-19 nuk do të kërkohet as vërtetim vaksinimi e as vërtetim shërimi.
Të lejuar hyrjen në Spanjë e kanë edhe fëmijët e pavaksinuar në rast se prindërit e tyre janë vaksinuar