Lançohet përditësimi iOS 16.4 i iPhone, vijnë 21 emoji të reja si dhe veçori të tjera

Përditësimi softuerik iOS 16.4 tani u lançua për të gjithë dhe përfshin një sërë veçorish të reja për përdoruesit e iPhone. Me këtë përditësim të ri do të ketë emoji të reja, aplikacione më të fuqishme në ueb, rregullime të defekteve dhe shumë më tepër.

Si ta instaloni iOS 16.4

Përditësimet iOS 16.4 dhe iPadOS 16.4 janë të disponueshme për të gjitha modelet e iPhone dhe iPad. Për ta përditësuar telefonin tuaj duhet të shkoni në aplikacionin e Settings, pastaj General dhe pastaj duhet të klikoni në Përditësimin Softuerik.

Pasi të filloni procesin e instalimit, iPhone-i ose iPad-i juaj do të shkarkojë përditësimin dhe më pas do t’ju kërkojë të rindizni pajisjen tuaj për të përfunduar procesin.

Çfarë ka të re në iOS 16.4?

Me përditësimin e ri do të keni 21 emoji të reja, do të merrni veçorinë e Izolimit të Zërit për thirrje celulare ku zëri juaj do të ketë përparësi dhe bllokon zhurmën e ambientit përreth jush, optimizimet e Crash Detection në modelet iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro, njoftimet për aplikacionet e uebit, të shtuara në Home Screen, mbështetje VoiceOver për hartat në aplikacionin e Motit etj.