Lëng Me Uthull Molle dhe Hudhra Për Forcimin e Imunitetit

Përbërësit pikantë të kësaj pije ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe ngrohin trupin gjatë ditëve të ftohta të vitit. Po ashtu, agrumet e përdorura në këtë recetë mundësojnë vitaminën C, thelbësore për imunitetin. Ndërsa hudhra dhe mjalti ofrojnë mbështetje antibakteriale. Kjo pije do të qetësojë gjithashtu dhimbjen e fytit dhe do t’ju pastrojë sinuset.

Edhe pse më poshtë do të gjeni metodën e përgatitjes së këtij lëngu, në të vërtetë ju mund të eksperimentoni edhe vetë me përbërësit sipas shijes tuaj. Ju mund të dyfishoni sasinë e specit djegës dhe shtoni të gjitha farat e tij. Ose të shtoni akoma më shumë hudhër dhe xhenxhefil, për një dozë më të lartë agjentësh anti-inflamatorë.

Receta

Përbërësit

  • 1/4 filxhan hudhër të grirë
  • 1/4 filxhan xhenxhefil të grirë
  • 2 speca djegës të thatë ose të freskët, të grimcuar
  • 1 lugë çaji turmerik, i bluar ose grirë
  • 1/2 lugë çaji piper i zi
  • 1 portokall
  • 1 limon
  • Uthull molle

Përgatitja

  • Në një kavanoz të pastër, bashkoni hudhrën, xhenxhefilin, specin djegës, shafranin e Indisë dhe piperin.
  • Shtrydhni portokallin edhe limonin dhe shtoni në përzierje lëkurat e tyre.
  • Përziejini mirë përbërësit dhe më pas shtypni për të nxjerrë sa më shumë aromë të jetë e mundur.
  • Hidhni uthull molle derisa të mbulohen plotësisht lëndët e ngurta, por mos e mbushni kavanozin deri në buzë.
  • Nëse kapaku i kavanozit tuaj është prej metali, mbulojini buzët e tij me një letër kuzhine e më pas mbylleni kapakun fort.
  • Kjo bëhet për të parandaluar që metali të bashkveprojë me uthullën.
  • Transferojeni kavanozin në frigorifer dhe lëreni për të paktën 12 orë.
  • Ju gjthashtu mund ta transferoni kavanozin në një zonë të freskët dhe të errët në kuzhinë, si për shembull në dollap.
  • Lëreni kavanozin përmbys dhe tundeni butësisht një herë në ditë për tre javë.
  • Pas peridhës së caktuar, largoni përbërësit e ngurtë dhe shtoni mjaltë për shije.
  • Konsumoni nga një lugë gjelle ose gjysëm luge gjelle me lëng çdo mëngjes, ose sa herë që nuk ndiheni mirë.

Këshilla

Këshillohet që pijen ta konsumoni brenda 1 muaji. Sigurohuni që kavanozi juaj të ketë një kapak hermetik dhe të jetë i pastruar mirë.