Lenovo prezanton një tablet të ri me një boks të madh JBL në pjesën e pasme


Lenovo ka prezantuar pa shumë zhurmë tabletin e ri Tab Plus Gen 2, i cili u zbulua fillimisht përmes çmimeve prestigjioze iF Design gjatë vitit 2026. Tashmë pajisja ka dalë në shitje në disa tregje, përfshirë Evropën, ku modeli bazë me 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme kushton 429 euro, ndërsa versioni me 256 GB memorie shitet për 479 euro.

I projektuar kryesisht për konsumimin e përmbajtjeve multimediale, Lenovo Tab Plus Gen 2 vjen i pajisur me procesorin MediaTek Dimensity 7400, një çip i segmentit të mesëm i prezantuar gjatë vitit 2025. Pajisja përmban një ekran IPS 12.1 inç me rezolucion 2560 x 1500 pikselë, duke ofruar mbështetje për HDR10 dhe Dolby Vision për një eksperiencë më të pasur vizuale, si dhe shpejtësi rifreskimi 120Hz.

The rear design and stand of the Tab Plus Gen 2

Megjithatë, elementi që e veçon më shumë këtë tablet është sistemi i tij audio. Në pjesën e pasme gjendet një konfigurim me nëntë altoparlantë JBL, i optimizuar me teknologjinë Dolby Atmos. Dizajni përfshin gjithashtu një mbajtëse rrethore të integruar, e cila lejon vendosjen e tabletit si në pozicion horizontal ashtu edhe vertikal, për të përmirësuar sa më tepër eksperiencën e të dëgjuarit. Lenovo ka zhvendosur edhe butonat e volumit në pjesën e pasme, duke i dhënë pajisjes një pamje që ngjan më shumë me një altoparlant portativ sesa me një tablet tradicional.

Për sa i përket kamerave, Tab Plus Gen 2 ofron një sensor të vetëm 13 MP në pjesën e pasme dhe një kamerë selfie 8 MP për telefonata dhe selfie. Pajisja furnizohet nga një bateri me kapacitet 10,200 mAh, e cila mbështet karikim të shpejtë 45W.

Speacial carrying case for the tablet

Ndër veçoritë e tjera përfshihen Wi-Fi 6, Bluetooth 5.4, mbështetja për kartë microSD dhe sistemi operativ Android 16 që vjen i instaluar që në fabrikë. Me fokus të qartë te argëtimi dhe cilësia e audios, Lenovo synon të diferencohet në tregun e tabletëve duke ofruar një pajisje që kombinon ekranin e madh me një eksperiencë zanore të nivelit të lartë.



Burimi Geekroom.al