Lionel Messi nis tashmë edhe zyrtarisht aventurën e tij në futbollin amerikan. Ylli argjentinas, i cili kishte gjetur prej kohësh akordin me Inter Majemin, është prezantuar sot si lojtari më i ri i kësaj skuadre nëpermjet një postimi në rrjetet sociale.
Ka qenë klubi i cili e ka prezantuar me një video ku shfaqet Mesi me fanellën e tij të re me numrin 10, para një muri të pikturuara me grafiti.
“Po çuna, shihemi në Majemi”, ishin fjalët e argjentinasit, duke nisur kështu etapën e tij amerikane, teksa është planifikuar që prezantimi para tifozëve dhe mediave të bëhet gjatë ditës së nesërme.