Licencat e reja të ERE-s për prodhimin nga centralet fotovoltaike, pas 3 vitesh “pushim”

Viti 2022 po shënon ndryshime të lehta në drejtim të licencave për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet fotovoltaike, ndonëse numri i tyre mbetet i vogël në raport me aplikimet e depozituaara pranë Ministrisë së Infrastrtukturës dhe Energjisë.

Para disa muaj, Enti Rregullator i Energjisë licencoi 5 kompani në veprimtrinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrale fotovoltaike të vegjël, duke i hapur rrugë rritjes së kapaciteteve gjeneruese nga dielli. Ndërkohë që, 4 të tjerë janë në proces për mbledhjen e radhës së ERE-s.

Këto janë licencat e para që jepen pas më shumë se 3 vitesh, nga koha kur është dhëna licenca e fundit për projekte që pëfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë. Interesi nga investitorët për ndërtimin e centraleve të vegjël diellorë ka qenë i lartë gjatë këtyre viteve, por 1 numër i vogël kanë arritur të marrin miratimet përfundimtare nga Ministria e Infrastrtukutrës dhe Energjisë, që më pas do i hapte rrugën lincencimit dhe ndërtimit të tyre.

Ndërkaq, paralelisht me këto centrale, ERE ka dhënë licencën në aktivitetetin e prodhimit të energjisë elektrike edhe një park në Dërmenas të Fierti, me kapacitet të instaluar 10 MW, si dhe për centralin diellor Blue 1, në Sheq Marinas, me kapacitet 50 MW, tashmë është licencuar në këtë aktivitet. Së bashku me centralin diellor në Karavasta, që parashikohet të ketë një fuqi të instaluar 140 MW, fuqia totale e licencuar arrin në 238 MW.