Të gjithë të apasionuarit pas natyrës mund të eksplorojnë tashmë një nga mrekullitë e Kosovës; Liqeni i Badovcit. Ai gjendet në pjesën juglindore të Prishtinës. Ka një gjatësi 4.6 kilometra, gjerësi maksimale 800 metra, thellësi 30 metra dhe zë një hapësirë prej 109 km2.
Ky rezervuar artificial furnizohet nga Lumi i Graçanicës, që ndodhet dy kilometra larg këtij qyteti. Liqeni i Badovcit është një prej akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të pijshëm që furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj me ujë.
Toka rreth liqenit është një zonë kodrinore, e pasur me shumë pyje të bukura malore. Për shkak të natyrës, liqeni i Badovcit është ideal për kampingje dhe fundjavë me familje.Është po ashtu i rëndësishëm për ekonominë e fshatrave përreth. Liqeni i Badovcit vizitohet shpesh nga peshkatarët për shkak të shumëllojshmërisë së peshkut.