Liqeni i Batllavës ndodhet në territorin e Komunës së Besianës, fare pranë fshatit Orllan. Liqeni i Batllavës padyshim se është një nga atraksionet turistike më të frekuentuara në Kosovë.
Në fundjavë shihen grupe të rinjsh e familjarë që bëjnë piknik përreth liqenit, fëmijë që luajnë dhe të moshuar që ecin në qetësi nën plepa. Nuk mungojë as peshkatarët.
Liqeni i Batllavës është i thellë 48 metra. Në këtë liqen është një central për nxjerrjen e ujit. Ai ka tri nivele (në fund, në mes dhe afër sipërfaqes së ujit).
Uji më i mirë është nga mesi. Uji nga centrali, pastaj shkon në fabrikën që është në një mal aty afër. Atë e ruan KFOR-i. Aty uji futet për pastrim, klorifikim dhe pastaj shpërndahet nëpër dy tuba.