Liqeni i Bovillës është ujëmbledhësi më i madh i rrethit të Tiranës. Ai furnizohet me ujë nga lumi Tërkuzë, i cili buron nga pjesa veriore e Malit me Gropa dhe ujërat e shirave të kodrave përreth.
Liqeni rrethohet nga një kurorë malesh, si malet e Brarit, mali i Gamtit, etj në të cilat zhvillohet edhe sporti i kacavjerrjes, nga pasionantët e këtij sporti. Nga çdo lartësi e maleve rretheqark liqenit, mund të shijohet pamja spektakolare e peisazhit. Në këëe zonë zhvillohen edhe sportet e ngjitjes dhe ecjes malore si dhe çiklismi malor. Zona është bërë e njohur këto 2-3 vitet e fundit dhe është kthyer në një destinacion turistik. Rruga nga Tirana deri në fshatin Zall-Herr është e asfaltuar. Më pas procedohet në një segment rural por të kalueshem edhe për makinat e vogla.