Të duash të udhëtosh në fundjavë, apo të jesh në Shqipëri për pushime nuk mund të lësh pa vizituar edhe destinacione që janë shumë afër kryeqytetit dhe që mund të vizitohen brenda ditës.
Një prej tyre është dhe liqeni i Prushit në Vaqarr të Tiranës, një udhëti shplodhës në periferi, vetëm 20 minuta larg qendrës.
Në këtë mjedis shlodhës ke kodrat, liqenin, lëndinat dhe një oaz të vërtetë natyror. Liqeni i Prushit është një liqen artifical që ndodhet mes fshatrave Prush dhe Lalm.
Nuk është shumë i madh si liqen, por të ofron një pamje shumë relaksuese. Përreth liqenit mund të bëhet ecje në shtigjet që ka rrotull. Ndodhet shumë pranë qytetit dhe për të shkuar atje ndiqet rruga nga qendra në drejtim të Vaqarit. Pa shkuar në Vaqarr kthehesh djathtas dhe ndjek rrugën per në fshatin Prush. Rruga është shumë e mirë dhe mund të shkosh deri pranë liqenit. Nuk ka shenja orientuese dhe nuk frekuentohet shpesh nga guidat e natyrës.