Liqeni i Zi, mrekullia natyrore “e fshehur” e Dibrës

Natyra shqiptare i ka të gjitha që nga deti deri në majat e larta të maleve, mes plazheve përallore dhe luginave e liqeneve fantastike të cilat duhen zbuluar e shijuar patjetër.

Mes tyre është edhe “Liqeni i Zi”, një mrekulli natyrore “e fshehur” në Radomirë të Dibrës. Vetëm një orë larg qytetit të Peshkopisë, dhe 20 minuta lrag hyrjes portës së Malit të Korabit, mbi fshatin Tezë.

E mrekullueshme dhe rruga për atje, mes gjelbërimit dhe natyrës së virgjër dhe pishave alpine.

Me të mbërritur në fshatin Tezë mund të provosh dhe prodhimet bio të zonës që nga djathi i baxhove në këmbët e Korabit

Ky liqen, sipas Samet Zagradit, ka vlera shkencore gjeologjike, hidrologjike, biologjike, estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Shkurt, qartë dhe bukur ai është vendi ideal për të bërë piknik duke qenë sa më afër se kurrë me natyrën. Bimësia rreth tij është kaq e larmishme dhe e dendur duke pasuruar ekologjikisht këtë vend përrallor.

Destinacionin më pas mund ta vazhdosh drejt Majës së Korabit ku ngjitesh për rreth katër orë.