Lista e shteteve më të rrezikuara nga përmbytjet, mes tyre edhe Shqipëria

Përmbytjet shkatërruese në të gjithë botën këtë verë kanë rezultuar në mijëra të vdekur. Vetëm në Pakistan gjatë verës, 1.400 veta humbën jetën si pasoj e përmbytjeve dhe 1/3 vendit përfundojë nën ujë.

Nuk është çudi që vendet me një numër të konsiderueshëm vijash, sistemesh lumore dhe rrafshnaltash, e gjejnë veten me përqindjen më të lartë të popullsisë së tyre të rrezikuar nga përmbytjet.

Holanda dhe Bangladeshi janë dy kombet e vetme në botë që kanë më shumë se 50% të popullsisë së tyre në rrezik për shkak të përmbytjeve, përkatësisht 59% dhe 58%.

Vietnami (46%), Egjipti (41%) dhe Mianmari (40%) kompletojnë pjesën tjetër të pesë vendeve të para në listë

Përveç Holandës, vetëm dy vende të tjera evropiane bëjnë pjesë në 20 vendet e para për nga përqindja e popullsisë në rrezik, Austria (e 18-ta me 29%) dhe Shqipëria (e 20-ta me 28%).

Vetëm rajoni i Azisë Juglindore përbën më shumë se dy të tretat e popullsisë globale të rrezikuar nga përmbytjet me 1.24 miliardë njerëz të ekspozuar ndaj këtij rreziku.

Kina dhe India përbëjnë përkatësisht 395 milionë dhe 390 milionë njerëz të rrezikuar, me të dyja vendet në krye për sa i përket numrit absolut të njerëzve në rrezik të rritjes së nivelit të ujit.

Pjesa tjetër e pesë vendeve kryesore për nga popullsia totale në rrezik janë Bangladeshi (94 milionë njerëz në rrezik), Indonezia (76 milionë njerëz në rrezik) dhe Pakistani (72 milionë njerëz në rrezik).

Ndërsa humbjet njerëzore dhe ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet vazhdojnë të rriten, kombet në mbarë botën do të duhet të fokusohen në infrastruktura parandaluese për ekosistemet dhe komunitetet tashmë të prekura dhe më të rrezikuara nga përmbytjet.