Luiz Ejlli, ish-fituesi i ‘Big Brother VIP 2’ rrezikon deri në 4 vite burg

Teksa gjendet në vëmendjen e opinionit publik, pas fitimit të ‘Big Brother VIP 2’, Luiz Ejlli duket se nuk i ka punët mirë me drejtësisë.

 

Këngëtari do të paraqitet në Gjykatën e Fierit më datën 26 shkurt në orën 12:45 do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të prokurorisë ku do të jap edhe pretencën për Ejllin.

Fituesi i ‘Big Brother VIP2’, akuzohet nga hetuesit për falsifikim të dokumenteve e kryer në bashkëpunim.

Për këtë akuzë, Luiz Ejlli rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.

Pasi prokuroria të jap pretencën do të jetë radha e avokatëve, e cila do të bëj mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendos.