Mali i Zi shënon rritje të turizmit – 21% më shumë vizitorë

Në korrik të këtij viti, në Mal të Zi janë regjistruar 20.77 % më shumë turistë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pra 0.77 % më shumë se viti rekord i 2019-ës. Shifra u konfirmua nga të dhënat zyrtare të Organizatës Kombëtare të Turizmit të Malit të Zi.

Sipas raportit të bërë publik ditët e fundit, turistët më të shumtë janë nga Serbia, të cilët për pesë muajt e parë kanë marrë pjesë në akomodim kolektiv me rreth 11 % në strukturat totale të ardhjeve të vizitorëve të huaj, pra me 19 % më shumë në krahasim me vitin paraprak.

Theksohet se rritja më e madhe është shënuar në vizitat në Parqet Kombëtare të Malit të Zi, të cilat janë vizituar nga gati 270 mijë turistë, pra edhe 70 % më shumë se vitin e kaluar.

Të ardhurat e Malit të Zi nga turizmi arritën në 997 milionë euro vitin e kaluar, vetëm 50 milionë euro më pak nga rekordi i regjistruar në vitin 2019.

Në të njëjtën kohë, të ardhurat nga turizmi në tremujorin e fundit të vitit arritën totalin më të lartë tremujor prej 123 milionë eurosh.

Vendi me 619 mijë banorë, i cili miratoi në mënyrë të njëanshme euron pasi u shkëput nga Serbia në vitin 2006, kishte një PBB prej 5.86 miliardë dollarësh në vitin 2021, sipas të dhënave zyrtare nga Banka Botërore.

Mali i Zi ka negociuar për anëtarësimin në BE që nga viti 2012, por ka bërë pak përparim në tre vitet e fundit dhe bisedimet praktikisht u ndalën në vitin 2022 pasi vendi hyri në një krizë qeveritare që zgjati në kohë.