Roberto Mancini nis aventurën e tij të dytë si trajner i kombëtares italiane. Zyrtarisht kjo epokë do të startojë më mbrëmjen e së premtes kur në Olimpico Të Kaltrit do të presin Belgjikën në ndeshjen e parë të Nations League. Një ndeshje që trajneri nga Jesi e pret me ankth dhe me shumë pritshmëri.
Dje, kur u ktheva isha shumë i lumtur, kemi kaluar momente shumë të bukura së bashku-tha Mancini-për mua është një kënaqësi e madhe. Konceptet që do t’iu shpjegoj djemve janë të thjeshta; për të fituar duhet të jesh një skuadër që luan mirë, që argëtohesh dhe që ka dëshirë për të bërë diçka të rëndësishme. Do t’iu them të argëtohen sepse në sport po nuk u argëtove nuk arrin rezultati. Kemi një fatin se puna është pasioni ynë’.
Mancini që në 2021 fitoi titullin evropian me Italinë u pyet nëse mund të përsëritet e kaluara.











