Marketingu bujqësor, rrjetëzim i tregjeve të shumicës

Agjentët e marketing-ut të GeldTrade na bëjnë me dije se infrastruktura e marketingut bujqësor në vendin tonë, pas politikave mbështetëse dhe financimit të drejtëpërdrejtë, është në përmirësim të vazhdueshëm vitet e fundit dhe në zonat kryesore të prodhimit janë ndërtuar dhe funksionojnë rrjete tregjesh të shumicës.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, ka evidentuar si përparësi shtimin e ambienteve të ruajtjes frigoriferike, pasi një pjesë e firove të prodhimit bujqësor vjen si pasojë e kësaj mungese dhe sipas AZHBR-së, ka qenë një nga arsyet kryesore në vite të deficitit tregtar të mollëve, p.sh.

Megjithatë, me futjen në skemat e mbështetjes kombëtare dhe në masat e programit IPARD, mbështetja e këtij sektori, vitet e fundit infrastruktura e marketingut bujqësor me standarde bashkëkohore ka shënuar një shtim të kapaciteteve të ruajtjes frigoriferike.

Sot industria e përpunimit të fruta perimeve në vendin tonë pritet të njohë një hop cilësor në zhvillimin e tij. Janë mbi 70 kompani të përpunimit ushqimor të specializuara në përpunimin e fruta perimeve.

Shumica e këtyre sipërmarrjeve ofrojnë një gamë të ngjashme produktesh nga përpunimi i fruta perimeve – kryesisht gogozhare, salca, reçel. Brenda kësaj game produktesh, që synojnë segmentet e fundit të kërkesës, produktet lokale paraqiten mjaft konkurruese, ndërsa prodhimet e kësaj industrie po shtrijnë tregtimin edhe në tregjet e huaja jashtë vendit.