Publikohen rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
Mësohet se kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve, bën me dije ministrja e Arsimit Evis Kushi.
Statusi i ministres:
Sapo janë publikuar nga QSHA edhe rezultatet e maturantëve tanë në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta janë më shumë se vitin e kaluar.
Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.
Urimet më të mira dhe suksese të gjithëve nesër në provimin e fundit të lëndës me zgjedhje.