Mbarështimi i bagëtive, në rënie – Mbështetja me subvencione nuk jep efektin e pritshëm. Shifra më e ulët në 5 vjet

Skemat Subvencionuese të aplikuara vit pas viti, nuk kanë dhënë efektin e pritshëm, të paktën në blegtori. Sipas të dhënave të INSTAT  numri i gjedhëve në vitin 2020 regjistrohet në rreth  362 mijë krerë, duke shënuar rënie me 12,76 %, në krahasim me vitin 2019. Përqendrimi më i madh i numrit të krerëve është në qarkun e Fierit me 16,1 % dhe në qarkun e Korçës me 10,87 % ndaj numrit gjithsej të gjedhëve.

Por 2020-ta shënon edhe shifrën më të ulët në 5 vitet e fundit, duke e marrë në analizë që nga viti 2016. Rënia ka qenë progresive nga viti në vit. Po ashtu,  i deleve në vitin 2020 regjistrohet në 1,55 milionë krerë, duke shënuar rënie me 11,4 %, krahasuar me vitin 2019, por edhe shifrën më të ulët në 5 vite. Kategoria kryesore e të leshtave përbëhet nga delet e qumështit me rreth 75,39 % ndaj numrit gjithsej të tufës.