Ana Kabashi ka zbritur zyrtarisht në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, duke u bërë pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe më prestigjioze të kinematografisë botërore.
Këngëtarja shqiptare ka parakaluar mes emrave më të fuqishëm të artit ndërkombëtar, duke u fotografuar gjatë premierave kryesore të këtij edicioni në Francë, në një dalje publike që shënon një stacion mjaft interesant në karrierën e saj jashtë kufijve.
Por, përtej pranisë së saj në këtë event madhështor, vëmendjen e vërtetë e ka marrë historia e veçantë që fshihet pas veshjes së saj.
Ana u shfaq para kamerave me një fustan të bardhë nga marka “Christina Crawford”, i cili nuk është thjesht një produkt luksi, por mbart një mision të fuqishëm social.
I gjithë procesi nis me konceptimin e dizajnit në Itali, për të udhëtuar më pas në duart e grave artizane në Brazil, të cilat punojnë plotësisht me dorë për plot 3 deri në 4 muaj për të realizuar detajet e imta të dantellës.
Kjo iniciativë synon të mbështesë komunitetet e grave në Brazil për një të ardhme më të mirë dhe të promovojë modën e qëndrueshme, përpara se produkti të kthehet sërish në atelienë italiane për prekjen finale.
Në këtë mënyrë, parakalimi i këngëtares në Kanë mori një tjetër peshë, duke gërshetuar rëndësinë e festivalit me një kauzë të pastër njerëzore dhe muaj të tërë sakrifice artizanale. Prive By Liberta Spahiu










