Metoda të thjeshta për të influencuar më shumë njerëz në LinkedIn

Duke e ritur prezencën në rrjetet sociale, sidomos në LinkedIn, mund të arrish një marrëdhënie më të mirë me konsumatorët e tu. Me disa ndryshime dhe metoda të thjeshta, mund të rriteni dhe të influenconi sa më shumë njerëz në LinkedIn.

Konsulentët e marketing-ut të GELDTrade na japin disa këshilla të cilat mund t’i implementoni pa shumë përpjekje.

Kërkoni në mënyrë selektive njerëzit e duhur për ju

Gjeni njerëz që postojnë shpesh dhe që kanë midis 10 dhe 30 mijë ndjekës. Studioni postimet e tyre. Shikoni mënyrën se si ata i përgjigjen komenteve të njerëzve. Komentoni në postimet e tyre me mendime dhe pyetje kuptimplota në krahasim me thjesht një “postim i këndshëm” ose “më pëlqen!”

Grumbulloni guximin për të kontaktuar me këta micro-influencers. Personalizoni secilin mesazh dhe ndani një postim të tyre të veçantë që ju ka pëlqyer më shumë. Bëni një kërkesë të thjeshtë për një bisedë 15-20 minutëshe për të marrë disa këshilla.

Përfshihuni në një pod

Një pod është një grup i vogël njerëzish që mbështesin njëri-tjetrin gjatë rritjes së tyre në një projekt specific.

Kërkoni modele. Vini re të njëjtët njerëz që komentojnë mbi postimet e njerëzve në ‘feed’ tuaj. Pastaj thjesht kontaktoni disa nga këta njerëz duke u thënë që ju pëlqen përmbajtja e tyre. Ftojini të jenë pjesë e udhëtimit tuaj duke formuar një pod.

Përqendrohuni tek të tjerët më shumë sesa tek vetja juaj

Kur njerëzit fillojnë të krijojnë përmbajtje, ndodh shpesh që harrojnë të konsumojnë kontentin e të tjerëve. Dyfishoni atë që sillni për të tjerët dhe në këmbim, shpërblimi do të kthehet tek ju.

Udhëtimi juaj personal i rritjes në LinkedIn është rrënjosur kryesisht në mbështetjen e të tjerëve.

Vendosni përmbajtje që tregon kush jeni, jo atë çfarë bëni

Shumë njerëz që duan të konsiderohen si  që kërkojnë të krijojnë lidhje, të rrjetëzohen mirë dhe të zhvillojnë një markë ose biznes besojnë që të mburremi arritjet e tyre do t’i shtyjë ata drejt madhështisë.

Ata shkruajnë për histori suksesi të klientit. Tregojnë se sa pëlqime ose shikime ose komente kanë marrë postimet e tyre në të kaluarën. Por kjo nuk krijon ndikim të vërtetë. Përkundrazi, krijon ndarje të mëtejshme midis ndikuesit dhe të ndikuarve, duke i bërë të ndikuarit të ndjehen sikur nuk mund të arrijnë kurrë në atë që po bën ndikuesi. Por ky nuk duhet të jetë rasti. Ndikimi ka të bëjë me frymëzimin.

Diçka që përfitoi shumë nga LinkedIn ishte të kuptuarit dhe vlerësimi i asaj që njerëzit e tjerë po bënin, dhe pastaj të shkonin në drejtimin total të kundërt. Shpërndani histori të të tjerëve, komentoni në sa më shumë arritje të të tjerëve, shpërndanë mësime tuajat nga karriera juaj, etj.

GELDTrade.al