MIE/ Hap tenderin për koncesionin e rrugës Orikum-Dukat

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade bëjnë me dije se Ministria e Infrastrukturës ka shpallur tenderin për shërbime inxhinierike të pavarura, për koncesionin e rrugës Porti i Jahteve-Bypass Orikum-Dukat (Ura e Shën Elizës).

Fondi i vënë në dispozicion është 193.4 milionë lekë dhe ekipi inxhinierik fitues do të kontraktohet për një afat kohor 2 vjeçar, sipas detajeve të tenderit. Referuar të dhënave të tenderit, grupi inxhinierik i pavarur do të jetë përgjegjës për një sërë funksionesh, si auditimi, menaxhimi i cilësisë, operimi rrugor dhe mirëmbajtja, apo punimet kapitale. Në vitin 2018, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës shpalli garën për dhënien me koncesion / PPP të projektit të rrugës së Portit të Jahteve – Orikum – Dukat, me një kosto koncesionare 50.5 milionë lekë, ku parashikohej një kontratë 13 vjeçare me koncesionarin fitues.

GELDTrade.al