Miliona euro për humbjet në rrjet – Transmetimi i energjisë, OST: Për periudhën 2022-2024 do të shpenzohen 36 milionë euro

Mbulimi i humbjeve të energjisë në rrjet i kushton miliona euro Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Sipas përllogaritjeve të kësaj kompanie parashikohet  që humbjet e energjisë për vitin 2022 të arrijnë në 205 GwH, ndërkohë që për të prkuruar këtë energjia parashikohet të shpenzohen 11 milion euro.

Ndërkaq, për vitin 2023 kompania vlerëson se humbja në rrjet do të jetë 210 GwH, ndërsa kosto për mbulimin e saj rreth 12 mln euro. Edhe më të larta parashikohen shpenzimet për vitin 2024, ku sipas OST-së do të arrijnë në 13 mln euro. Praktikisht, për periudhën 3-vjeçare Operatori i Sistemit të Transmetimit parashikon të shpenzojë 36 mln euro për prokurimin e humbjeve në sistemin e transmetimit. Shpenzimet për blerjen e  energjisë për mbulimin e humbjeve në rrjet janë një nga komponentët, që ndikojnë në tarifën e transmetimit të energjisë elektrike.

Ndërkohë që, bazuar edhe në këtë tregues Operatori i Sistemit të Transmetimit ka kërkuar që kjo tarifë për 3 vitet e ardhshëm të shkojë në 1.47 lekë/kwh apo 96% më tepër nga sa është aktualisht. Aplikimi është depozituar pranë Entit Rregullator të Energjisë, që pak ditë më parë vendosi nisjen e  procedurës për shqyrtimin e këtij aplikimi.

Ndërkohë që, në do të jetë ky dikaster që do të duhet të vendosë nivelin e tarifës që do të aplikohet për periudhën 3-vjeçare. Rritja e tarifës së transmetimit të energjisë prek drejtpërdrejt bizneset që kanë dalë apo do të dalin në treg të lirë energjie prej janarit të vitit që vjen, duke qenë se ajo është pjesë përbërëse e formulës për llogaritjen e çmimit të energjisë.