Ministri i Ekonomisë: Do të rishikojmë pensionet dhe skemën e mbështetjes sociale

Reforma e rritjes së pagave në sektorin publik do të vazhdojë gjatë vitit 2024, u shpreh ministri i Financave Ervin Mete, me qëllim arritjen e pagës mesatare 900 euro.

Në një konferencë për shtyp, ku bëri analizën vjetore të Ministrisë së Financave, Mete shpjegoi se në muajt e parë të vitit do të finalizohen vendimet që specifikojnë rritjen për të gjitha kategoritë, për mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë, mësuesit në arsimin parauniversitar, forcat e rendit, të mbrojtjes dhe punonjësit e niveleve zbatuese të administratës.

“Për të gjitha këto kategori, nga mesi i vitit 2024 do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave, me synimin që brenda këtij viti të arrijmë pagën mesatare prej 900 Euro në sektorin publik. Në total, efekti vjetor për financimin e reformës së pagave llogaritet në afro 40 miliardë lekë, ose 400 milionë Euro dhe parashikohet që rritja të vijojë më tej, për të mbështetur punësimin cilësor dhe për të arritur ndër pagat më konkurruese në rajon. Besojmë që kjo rritje pagash do të rrisë konkurrencën në tregun e punës, duke nxitur edhe rritjen e pagave në sektorin privat”.