320 milion lekë në vitin 2024 do të shkojnë për programet e strehimit social. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka celur procedurat e aplikimeve për këto programe të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit
Procedurat përcaktojnë llojet e projekteve që do të financohen nga buxheti i shtetit pjesërisht apo plotësisht, kushtet që duhet të plotësojnë bashkitë për t’u kualifikuar, si edhe formatin dhe dokumentacionin e aplikimit.
Tre janë llojet e programeve sipas të cilave kategorizohen projektet që do të financohen: Banesa sociale me qira, Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara si dhe Streha të përkohshme.
Sa i përket projekteve lidhur me përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, për familje, ato do të kenë në fokus individë apo familje pa të ardhura, nga komuniteti Rom dhe Egjiptian, familje që ka në përbërje persona me aftësi të kufizuara, të moshuar që jetojnë vetëm, familjet me më shumë se katër fëmijë, vajzat nëna, gratë viktimë e dhunës, gratë kryefamiljare që kanë fëmijën nën 18 vjec.
Në programin streha të përkohshme parashikohet financimi i projekteve që kanë të bëjnë me blerje dhe montim të kontenierëve, tendavesi edhe adaptim të një objekti ekzistues për banim.