Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se në dy ditët e para të shpërndarjes së bonusit të fundvitit janë tërhequr 42 631 bonuse nga pensionistët në të gjithë vendin.
Sipas saj, pensionistët po marrin shpërblimet që variojnë nga 10 000 deri në 15 000 lekë:
“Vetëm në dy ditët e para janë tërhequr 42 631 bonuse,” deklaroi ministrja.
Bonusi i fundvitit përfshin 762 740 përfitues, ndër ta:
640 325 pensionistë të pleqërisë
2 322 pensionistë në pension social
65 232 persona në pension invaliditeti
48 087 përfitues të pensionit familjar
6 774 persona me trajtim të veçantë financiar, përfshirë minatorë të nëntokës, ish-punonjës të ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.
Shpërblimi do të paguhet gjatë gjithë muajit dhjetor 2025, ndërsa ata që nuk e tërheqin brenda këtij afati mund ta marrin deri më 30 qershor 2026.
