Miqësorja me Kilin, ja kur nisen kuqezinjtë drejt Parmës

Kombëtarja që prej ditës së diel po vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore që do të luajë këtë muaj. Ekipi i Silvinjos do të mbyllë përgatitjet në Tiranë ditën e enjte, ku do të niset me avion çarter drejt Parmës.

Po të enjten, trajneri Silvinjo do të dalë në konferencë për shtyp përpara ndeshjes, teksa do të zhvillohet edhe stërvitja e fundit para ndeshjes në stadiumin “Ennio Tardini”. Në po të njëjtin stadium, të premte në datën 22 mars, duke nisur nga ora 20:45, do të luhet miqësorja e parë me Kilin, përballja e parë në histori mes dy kombëtareve.

Ndërkohë, pas ndeshjes me Kilin kuqezinjtë do të qëndrojnë në Parma sepse do të zhvillojnë edhe një seancë stërvitore shumë të lehtë ditën pasuese, ndërsa pas stërvitjes do të nisen menjëherë për në Stokholm dhe nuk do të ketë kthim në Shqipëri. Në datën 25, Kombëtarja do të luajë ndaj Suedisë në “Friends Arena”, duke nisur nga ora 19:00.