Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Ndërtim rruga Porto-Romano –Durrës,loti 3”.
Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Personat e prekur nga ky shpronësim për pasuritë e paluajtshme, pronë private, do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak, për pasuritë e llojit “tokë arë” dhe “truall”, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 47 milionë e 801 mijë lekë. Përfitues janë 77 pronarë.
Lista e personave qe preken: https://qbz.gov.al/eli/fz/2021/53/a883ec93-1eb5-4ea3-aa4b-f9cf1a9c581d











