Miratohet ligji për ‘start up’-et/ Ministrja Bilali: Pa taksa për 24 muaj, por dhe një serë lehtësish të tjera

Tashmë edhe Shqipëria ka një kuadër ligjor specifik për sipërmarrjet e reja, që krijohen si ‘start up’-e. Ministrja e Sipërmarrjes Edona Bilali, theksoi se ligji do t’i japë shtysë sipërmarrjeve inovatore.

Të gjitha start up-et, që do të krijohen pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të përjashtohen nga taksat në 24 muajt e parë të aktivitetit.