Miratohet / Vetëm 4 ditë punë në javë për gjashtë muajt e ardhshëm

Kompanitë në Republikën Domenikane po përgatiten për një pilot-program gjashtëmujor që të punohet vetëm katër ditë në javë, hapi i parë i këtij lloji për vendin e Karaibeve.

Nisma do të nisë në shkurt, ndërsa punonjësit do të kenë të njëjtën pagë, dhe java standarde e punës u ul nga 44 në 36 orë, nga e hëna deri të enjten.

“Kjo u jep përparësi njerëzve, përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies dhe promovimit të një produktivitet të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit”, tha ministri i Punës, Luis Miguel de Camps.