Një USB e vjetër mund të duket i pavlefshëm, por nëse hidhet pa u fshirë siç duhet, mund të kthehet në një burim të vlefshëm informacioni për këdo që arrin ta rikuperojë. Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se fshirja e zakonshme e skedarëve nuk i eliminon realisht të dhënat, por vetëm shënon hapësirën si të lirë për përdorim të ardhshëm.
Kjo do të thotë se dokumente të ndjeshme, si kopje të kartës së identitetit, deklarata tatimore apo dokumente personale, mund të rikuperohen me programe të posaçme për rikthimin e të dhënave. Për këtë arsye rekomandohet kryerja e një formatimi të plotë (Full Format), i cili jo vetëm kontrollon sektorët e diskut për gabime, por edhe mbishkruan të dhënat ekzistuese, duke e bërë rikuperimin shumë më të vështirë.
Për ata që kërkojnë siguri maksimale, ekspertët sugjerojnë edhe shkatërrimin fizik të pajisjes. Udhëzimet e Universitetit Cornell rekomandojnë që pajisjet funksionale të mbishkruhen disa herë përpara riciklimit, ndërsa ato që do të hidhen të dëmtohen fizikisht për të eliminuar çdo mundësi rikuperimi.

Procesi i formatimit mund të kryhet lehtësisht në Windows ose macOS pa programe shtesë, ndërsa për raste më të ndjeshme ekzistojnë mjete si DBAN dhe ShredOS, të cilat kryejnë disa cikle mbishkrimi të të dhënave.
Nëse zgjidhni shkatërrimin fizik, duhet treguar kujdes. Hard disqet mekanikë mund të dëmtohen duke goditur pllakat e brendshme, ndërsa USB-të dhe SSD-të kërkojnë dëmtimin e çipave të memories.









