Moti i përkeqësuar,ndalohet lundrimi për anijet e transportit në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar, Drrejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se është ndaluar dhënia e leje – nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar, përgjatë datave 10, 11 dhe 12 të këtij muaji.

Po ashtu, njoftohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, nuk do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 10-11-12.02.2024  duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.