MWC 2026: Vivo prezanton X300 Ultra


Vivo ka shfrytëzuar skenën e Mobile World Congress për të dhënë një parashikim të fuqishëm mbi flagshipin e saj të ardhshëm fotografik, X300 Ultra. Edhe pse nuk bëhej fjalë për një prezantim zyrtar, sinjali më i rëndësishëm ishte konfirmimi se X300 Ultra do të prezantohet edhe jashtë Kinës, duke u bërë telefoni i parë “Ultra” i vivo-s me shpërndarje globale. Detajet mbi tregjet konkrete dhe çmimin mbeten ende të panjohura.

Vivo nuk zbuloi dizajnin final apo specifikat kryesore të pajisjes, por vëmendja u përqendrua qartë te risitë në fotografi. Kompania prezantoi vivo ZEISS Telephoto Extender Gen2 Ultra, një aksesor i ri i zhvilluar në bashkëpunim me ZEISS, i cili ofron një focal range ekuivalente deri në 400mm. Kjo është dy herë më e madhe se produkti i vitit të kaluar dhe lejon deri në 17x zmadhim optik. Me ndihmën e in-sensor zoom cropping, diapazoni total i zmadhimit arrin deri në 800mm, ndërsa vivo pretendon se sistemi mbështet dalje optike të plotë 200MP dhe cilësi të pastër imazhi edhe në prerje digjitale deri në 1600mm.

Vivo prezantoi edhe një Camera Cage, që e shndërron X300 Ultra në një platformë të plotë xhirimi video. Ky aksesor përfshin pika montimi për flash, ventilator ftohjeje, tripod, si dhe butona fizikë për shkrepje dhe porta me çlirim të shpejtë, duke e afruar përvojën më shumë me kamerat profesionale sesa me një smartphone tradicional.

Edhe pse specifikat zyrtare të kamerës nuk u konfirmuan, thashethemet sugjerojnë një konfigurim shumë ambicioz: kamerë kryesore 200MP me sensor Sony LYT901, një modul periskopik telefoto 200MP me sensor Samsung HPB, një kamerë ultrawide 50MP Sony LYT828 dhe një sensor multispektral shtesë.



Burimi Geekroom.al