MWC 2026: Xiaomi prezanton 3 produkte të reja


Në prag të panairit MWC 2026, Xiaomi ka zgjedhur të zgjerojë ekosistemin e saj me 3 produkte të vogla, praktike dhe të orientuara qartë drejt përdorimit të përditshëm. Tre risitë e fundit, Xiaomi Tag, Redmi Buds 8 Pro dhe Ultrathin Magnetic Power Bank 5000, tregojnë strategjinë e kompanisë për të mbajtur përdoruesit brenda ekosistemit të saj inteligjent.

Xiaomi Tag hyn në segmentin gjithnjë e më popullor të pajisjeve për gjurmimin e objekteve personale. I ndërtuar për t’u përdorur me çelësa, çanta apo bagazhe, Xiaomi Tag integrohet drejtpërdrejt me aplikacionet e Xiaomi-t dhe rrjetin e pajisjeve të lidhura. Qasja e kompanisë synon një alternativë më të përballueshme ndaj produkteve të ngjashme në treg, duke vënë theksin te privatësia dhe autonomia e baterisë.

Nga ana e audios, Redmi Buds 8 Pro përfaqësojnë hapin e radhës për linjën Redmi në segmentin premium të kufjeve wireless. Ato vijnë me anulim aktiv të zhurmës të përmirësuar, cilësi më të lartë thirrjesh dhe jetëgjatësi më të madhe të baterisë. Xiaomi synon qartë përdoruesit që kërkojnë performancë të nivelit të lartë pa çmime tipike flagship.

Produkti i tretë, Ultrathin Magnetic Power Bank 5000, reflekton fokusin e Xiaomi-t te dizajni minimalist dhe funksionaliteti. Me trup ultra të hollë dhe sistem magnetik për fiksim të lehtë pas smartfonit, kjo bateri portative synon përdoruesit urbanë që kërkojnë karikim të shpejtë pa kabllo dhe pa volum shtesë në xhep.



Burimi Geekroom.al