‘Na e këpute shpirtin’, aksidenti i merr jetën djalit të tezës së Naser Rafunës


Aktori i njohur Naser Rafuna ka ndarë sot me ndjekësit një lajm mjaft të rëndë që ka prekur familjen e tij. Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ai ka njoftuar ndarjen nga jeta të djalit të tezës së tij, Ngadhënjimit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni.

“Na e ka këputë shpirtin Mimi jem,” shkruan Rafuna krah fotos me të ndjerin, duke treguar dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme.

Ngadhënjimi jetonte në Zvicër dhe pas vetes ka lënë bashkëshorten me dy djem të vegjël. Aktori bëri të ditur se për detajet e varrimit dhe të pames do të njoftojë sapo të kryhen procedurat, duke marrë qindra mesazhe ngushëllimi nga miqtë dhe kolegët në këto momente të vështira.

/Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com