Historia e ndarjes së tyre me sherr në vitin 2024 bëri xhiron e mediave, e shoqëruar me tensione të ashpra dhe akuza që kërkuan edhe ndërhyrjen e policisë.
Që nga ajo kohë, jeta e tyre ka marrë drejtime krejt të ndryshme.
Ish-bashkëshorti i këngëtares ka vazhduar të qëndrojë në Zvicër së bashku me dy djemtë e tyre, ndërsa Teuta e ka përqendruar jetën dhe karrierën e saj në Prishtinë.
Tani, Prive By Liberta Spahiu mëson se një tjetër proces i rëndësishëm është hapur mes tyre: ndarja e disa prej pasurive të përbashkëta. Ky hap përfundimtar mbyll çdo shteg dhe iluzion të mundshëm për një ribashkim të çiftit. Këngëtarja ka shpërndarë shpesh mesazhe të koduara e indirekte në rrjetet e saj sociale, duke konfirmuar se kjo mbetet një periudhë mjaft e ngarkuar emocionalisht për të.
Madje, në muajin shkurt ajo publikoi një status të ashpër ku theksonte prerë: “S’ja vlen as me u shty me ty”, duke i cilësuar njerëzit që e kanë zhgënjyer si njerëz të pavlerë, që “vetëm marrin frymë” e që s’kanë asnjë peshë njerëzore, për t’i kërkuar më pas ndjesë ndjekësve për atë shpërthim. /Prive By Liberta Spahiu










