Ndeshja përballë Ishujve Faroe, ky do të jet formacioni i kombëtares.

Shqipëria do të luajë sot përballë Ishujve Faroe në  ndeshjen e fundit kualifikuese për EURO 2024, edhe pse e siguroi kualifikimin.

Ndërkaq, është zbardhur formacioni i mundshëm që trajneri Sylvinho do të nxjerrë në fushë përballë Ishujve Faroe mbrëmjen e sotme në 20:45.

Formacioni me 11-shen që pritet të luajë që nga fillimi i ndeshjes pritet të jetë si më poshtë:

Në portë: Strakosha

Mbrojtës: Mitaj, Ismajli, Gjimshti dhe Balliu

Mesfushë: Ramadani, Bare dhe Muçi mesfushor i avancuar.

Sulm: Uzuni, Asani dhe Daku.